Bëhet fjalë për Layla Imret, e cila ka luftuar kundër besimeve tradicionale dhe dëshiron të ndryshojë qytetin e lindjes.
Politikania e re një vit më parë kishte vizituar shtëpinë e prindërve të saj kurd dhe në mënyrë spontane kishte vendosur të qëndrojë në Kizre.
Leila Imret ka vetëm 27 vjeç. Ajo u rrit në Bremen të Gjermanisë. Dy muaj më parë Layla u bë edhe kryetarja e parë femër në qytet të dominuar nga burrat.
“Me të vërtetë është një përgjegjësi e madhe, por edhe një shans për të bërë diçka për popullin tim…”, tha Layla Imret, citon DW.
Qyteti i Leila Imret, Kizre, që ka më shumë se 100 mijë banorë, ndodhet vetëm pak kilometra nga kufiri i Turqisë me Sirinë dhe Irakun.
Ndërtimi dhe “bumi” industrial, i cili për ndryshe është i përhapur kudo në Turqi, nuk ka mbërritur në Kizri. Qyteti kurd është i varfër dhe papunësia është e lartë.