Një person i vdekur është gjetur sot në fshatin Makërmal të Skenderajt.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë për Gazeta Blic, se viktima është 82-vjeçar dhe se ai është gjetur i vdekur në bunarin e shtëpisë, përcjell albinfo.ch.
“Një 82-vjeçar është nxjerrë pa shenja jete nga bunari, trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, tha Zahiti.
Zahiti tha se rasti për momentin është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”, ka thënë Zahiti.