Raportohet se 18 persona janë lënduar, midis të cilëve edhe një grua shtatëzënë, gjatë motit të ligë që u përcoll nga breshri me madhësi të një topi tenisi që e ka kapluar qytetin italian Peskara.
Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit, ndërsa gruaja shtatëzënë ka pësuar lëndime në fytyrë dhe kokë, raportojnë mediat ndëkombëtare.
Gjatë motit të ligë kanë pësuar edhe bredhë të vjetër 200-vjeçar në afërsi të Ravenës, ndërsa janë përmbysur edhe pjesë të Romanjas dhe Abrucës.
Pas rreshjeve të shumta që kanë qenë të shoqëruara me breshër, rrugët e qytetit të Peskarës janë shndërruar në lumenj, përcjell albinfo.ch.
Grandine a #PESCARA pic.twitter.com/BgDR5XmNRE
— Chachi. (@EjeeCachete) July 10, 2019
Në qendër të qytetit niveli i ujit kishte arritur 10 centimetra.
Në pjesën malore të qytetit ishte çarë toka me çka kishte bllokuar lëvizjen e lirë ku kryetari i qytetit Karlo Maksi ka dërguar njësite për intervenime të shpejta në vendngjarje.