Skip to content

Edhe Mini Cooper bëhet elektrik

Inxhinierët thonë se edhe komoditeti dhe performanca do të jenë njësoj

60 vite pas prezantimit të Minit origjinal, kompania ka sjellë edhe versionin e parë të saj, plotësisht elektrik, në fabrikën e “Oxfordit”, duke hedhur mënjanë shqetësimet për Brexitin.

“Unë mendoj se makinat elektrike janë me të vërtetë të rëndësishme për ne si markë. Mendoj se do të jenë një pjesë më e sigurt për të ardhmen tonë, por në të njëjtën kohë ne e dimë se klientët do të duan të ruajnë edhe elementët e tjerë të motorit, ndaj për Minin, ne do të kemi tre variantet, me naftë, me benzinë dhe ato elektrike” ka thënë David George, pronar i markës së Mini Cooper, në Shtetet e Bashkuara, transmeton TCH.

Bateria dhe motori i makinës do të prodhohen jashtë Britanisë së Madhe, por sigurisht, pjesa e rëndësishme është përqendruar në Oxford, pwrcjell albinfo.ch.

Drejtuesit e kompanisë thonë se është ende herët për të folur për pasojat e Brexitit, por shpresojnë se do të jenë të përgatitur.

Makina e re Mini Cooper elektrike, do të ketë një hapësirë të brendshme identike me makinat e mëparshme, edhe dimensionet janë të njëjta. Inxhinierët thonë se edhe komoditeti dhe performanca do të jenë njësoj.