Kosovare Asllani pa dyshim është futbollistja më e mirë shqiptare për momentin. Ajo përfaqëson me sukses Suedinë në garat ndërkombëtare, madje, duke qenë njëra ndër futbollistet kryesore të suedezeve.
“The Guardian” e ka cilësuar atë si njërën nga futbollistet më të mira të Botërorit, përcjell albinfo.ch.
“Lojtarja e turneut? Kosovare Asllani. Suedezja unike me numrin nëntë në fanellë është parë duke vrapuar me zemërim dhe duke e drejtuar sulmin e Suedisë në këtë garë”, shkruan “The Guardian”.
Asllani kishte shënuar një gol të bukur ndaj ndaj Anglisë, në ndeshjen për vendin e tretë dhe këtë gol ia kushtoi Florijana Ismailit, që kishte humbur jetën tragjikisht në Liqenin Como.