Një nga klubet më të suksesshme shqiptare në Zvicër pa dyshim është FC Kosova e Cyrihut.
Kjo skuadër ka pasur suksese në vitet e fundit, kurse së fundmi fitoi edhe Kupën e Diasporës.
Në rrjetet sociale kjo skuadër ka njoftuar se ka bërë disa ndryshime. Klubi i ka dëshiruar mirëseardhje trajnerit të ri, Martin Dosch.
Por, kjo nuk është risia e vetme, sepse klubi ka prezantuar edhe përforcimet: Bryan Mallo, Rilind Ljumani, Anthony Pintus, Rinor Abdili, Burim Hasanramaj dhe Heroid Gjoshi.
Me këto ndryshime, klubi shpreson se do të ketë suksese në edicionin e ri.