Portieri i Kosovës, Arijanet Muriqi është bërë me skuadër të re. Muriqi është huazuar nga Manchester City në Nottingham Forest, përcjell albinfo.ch.
Kjo skuadër ka filluar përgatitjet në Greqi, ku do ti bashkohet edhe gjiganti nga Kosova.
Ai më herët ishte huazuar edhe në NAC Breda, por për shkak të lëndimit të Claudio Bravos ishte rikthyer në City.
Muriqi do të fitojë më shumë përvojë në skuadrën e Championshipit, dhe do të kthehet më i fortë në City.
Ai edicionin e kaluar kishte bërë disa paraqitje për Cityn në Kupën e Ligës, ku ‘Qytetarët’ e fituan trofeun në fund.