Kjo pullë postare në ankandin e Nju-Jorkut është shitur për 9.5 milionë dollarë.
Kopja e vetme e One-Cent Magenta (pulla e kuqe postare me një cent) vlerësohet të kushtojë në mes të 10 deri 20 milionë dollarë, një çmim që është shumë më i lartë se i mëparshmi prej 2.2 milionë.
Megjithatë, në ankand është arritur vlera e 9.5 milionë dollarëve.
Ekzistojnë vetëm disa pulla postare me 4 cent, por ështe vetëm një kopje me një cent. Pulla postare është gjetur në vitin 1873 nga një fëmijë 12 vjeç që jeton në Amerikën e Jugut.