Sipas ministrit gjerman, nuk do të thotë pastaj se njerëzit me sfond të migrimit janë përgjegjës vetëm për bashkëkombësit e tyre. “Kështu unë nuk e kuptoj integrimin”, tha de Maiziere. “Duhet të jetë e kundërta, emigrantët duhet të jenë aktivë në të gjitha fushat e shërbimeve publike. Kjo gjithashtu çon në ndryshime në shoqëri”, thotë ministri gjerman i Punëve të Brendshme.
Nga ana tjetër, raportohet për një rritje me 20% të akteve të dhunës që vijnë nga të huajt në Gjermani. Ministri i Brendshëm deklaroi se shqetësimi më i madh i kombit gjerman nuk i përfshin të gjithë emigrantët, por një pjesë të tyre.