Përfaqësuesja aktuale e Zvicrës është skuadra më e shtrenjtë në historinë e futbollit zviceran. 159 milionë franga vlerësohet të jetë i vlefshëm ekipi zviceran i futbollit. Kjo u bë e ditur nga ekspertët pak para fillimit të Kampionatit Botëror të Futbollit në Brazil.
Raffaele Poli është udhëheqës i Observatorit të Futbollit në Qendrën Ndërkombëtare për Studime të Sportit (CIES) në Neuchâtel. Ai ka përllogaritur vlerën e ekipit kombëtar zviceran për 159 milionë franga.
Futbollistët me fanella kuq e bardhë kurrë nuk nuk ishin më të shtrenjtë në tregun e transferimeve se tani.
Kjo rritje ka të bëjë me faktin se shumë futbollistë zviceranë janë duke luajtur në klube të mëdha jashtë vendit.
Përfaqësuesja e shtrenjtë zvicerane e futbollit e nis botërorin me përballjen e parë me Ekuadorin.
Video: http://www.swissinfo.ch/ger/index.html