Televizori në fjalë është 4 herë më i madh sesa televizorët më të mëdhenj që janë aktualisht në treg.
Përveç kësaj, pajisja është me një çmim prej 1.24 milionë euro.
Tashmë dy prej tyre janë shitur. Çmimi përfshin shpërndarjen dhe instalimin.
TV është ngritur për përdorim në ambiente të mbyllura, por është i mundur përdorimi edhe në ambientet e jashtme.
Modeli mbresëlënëse me një diagonale prej 370 inç, apo me madhësinë 9.4 metra, ofron rezolucion 4k dhe rastis të dalë në treg përpara Kupës së Botës, e cila nga 12 qershori do të mbledhë miliona njerëz para ekranit. “Titan Zeus” mund të tregojë 65 milionë ngjyra dhe peshon rreth një ton.