Bashkë me verën, në Kosovë vijnë edhe shumë mërgimtarë nga vende të ndryshme të botës.
Përpos për të pushuar, ata vijnë edhe për t’u çmallur me familjarët dhe të afërmit e tyre.
Këtë pjesë të vitit, që sjell më shumë gjallëri në qytetet e Kosovës, aktori Fatmir Spahiu e ka quajtur si ‘kohën më të bukur të vitit’, përcjell albinfo.ch.
Përmes një postimi në Facebook, Spahiu ka thënë se Kosova është e plotë kur janë edhe mërgimtarët.
“Knaquni loçka”, ka shkruar për fund ai.
https://www.facebook.com/fatmirspahiu.bufi/posts/2239323136176488