Një fëmijë rreth 13-vjeçar është alivanosur në pishinën e Gërmisë.
Adoleshenti është reanimuar dhe i është kthyer pulsi nga mjekët në pishinë, ka thënë për KTV-në drejtoresha e ndërmarrjes “Sport Marketing” në Prishtinë, Mirlinda Sopi Krasniqi.
Sopi Krasniqi ka thënë se fëmija është alivanosur në platonë e pishinës dhe jo në ujë.
Ai është marrë më pas nga ekipe të mjekësisë urgjente dhe është dërguar për tretman në QKUK, përcjell albinfo.com.