Fitim Domi i njohur në opinion shqiptar si Mixha Ramë, ka vdekur të dielën mbrëma në Prishtinë në moshën 75 vjeçare. Domi shuhej në opinionin shqiptar të ish-Jugosllavisë si humorist i metaforave, ndërsa gjithmonë kishte për bazë raportet ndëretnike.
Mixha Ramë një kohë të gjatë ka punuar si redaktor përgjegjës i programit humoristik në ish Radio Prishtinë ndërsa kohëve të fundit ishte angazhuar si redaktor në programin kulturo arsimor në Radio Kosovë.
Të afërmit e tij nuk kanë njoftuar lidhur me varrimin.
Fitim Domi ka lindur më 1939 në Tiranë, ndërsa ka luajtur në disa emisione humoristike në Kosovë, përfshirë edhe atë “Qesh e Ngjesh”. Ai ka marrë pjesë në qindra programe festive gjithandej botës, ndërsa një kohë ka jetuar edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Domi është dalluar edhe si këngëtar i muzikës së lehtë qytetare.