Vdekja e Florijana Ismailit vazhdon të jetë mister. Futbollistja shqiptare që vdiq në liqenin e Komos u gjet e pajetë pas disa ditë kërkimesh.
Sipas prokurorit të Comos, Nicola Piacente, Ismaili nuk ka pasur sulm në zemër, ashtu siç është dyshuar dhe raportuar në disa media.
Raporti i parë mjekësor tregon se futbollistja kishte konsumuar shumë ushqime para se të vdiste.
Ka të ngjarë që kjo të ketë ndikuar në vdekjen e papritur të futbollistes, thuhet në raport.
Autopsia e plotë e vdekjes së lojtarës që luante për Zvicrën do të dalë pas një muaji.