Sipas zëdhënësit të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, Flavio Di Giacomo, 80 migrantë besohet të jenë mbytur, pasi u është përmbysur varka në bregun tunizian.
Sipas tij, në varkë gjendeshin 86 persona, katër nga ta janë shpëtuar, e të tjetër dyshohet të kenë vdekur.
Një nga katër të mbijetuarit kishte vdekur më vonë në spital.
Sipas Giacomo, numri i të zhdukurve ka qenë ndoshta 82. Sipas njoftimeve, anija ishte nisur me migrantë nga Libia për në Itali.
Këto deklarata zëdhënësi i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin i kishte bërë në Twitter, shkruan Albinfo.ch.