Ditë më parë, klubi i futbollit Prishtina u eliminua nga Liga e Europës.
Në lidhje me këtë humbje, trajneri Mirel Josa dhe presidenti i klubit, Ejupi, sipas tofozëve, kanë qenë fajtorë dhe për këtë është kërkuar edhe largimi i tyre.
Por, duket se gjërat nuk kanë ndryshuar.
Kjo pasi që në faqen zyrtare të FC Prishtina thuhet se as Josa e as Ejupi nuk do të largohen, shkruan Albinfo.ch.
“Josa ka mbështetjen maksimale të pothuajse 99% të futbollistëve. Përforcimet që i ka bërë Prishtina, lojtarët e ardhur, në negociata me klubin, gjithmonë dhe të gjithë kanë shprehur haptas se Prishtinën, ndër tjera, e zgjedhin për shkak të cilësive dhe punës që bën profesor Josa. Për FC Prishtina gjithmonë e rëndësishme ka qenë uniteti i grupit, i futbollistëve dhe shtabit teknik dhe besimi që kanë mes veti”, thuhet në faqen e Prishtinës.