Gjatë ditës së djeshme është gjetur trupi i pajetë i futbollistes shqiptare, Florijana Ismaili, në liqenin Como, përcjell albinfo.ch. Florijana Ismaili u raportua zhdukur në këtë liqen qysh nga dita e shtunë, dhe u gjet e pajetë vetëm pas tri ditësh.
Vdekja e saj ka pikëlluar njerëzit anembanë botës, e reagimet nuk kanë munguar.
Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka shpërndarë një lajm për vdekjen e saj me një mbishkrim në gjuhën shqipe: “Florijana Ismaili: Buzëqeshja rrezatuese është ajo që mbetet”.
Floriana Ismajli ishte futbolliste me prejardhje nga Lugina e Preshevës dhe luante për Kombëtaren Zvicerane të futbollit.