Studimi i tyre ka treguar se futbollisti më i shtrenjt në botë është argjentinasi Lionel Messi, vlera e të cilit matet me 161.5 deri 187.6 milionë funte.
I dyti vjen në listë futbollisti i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, me 85.2 deri 99.1 milionë funte.
Luis Suarez u ngjit në vendin e tretë në saje të një sezoni të madh në Liverpool. Ai llogaritet të ketë vlerën në mes 79 deri 92 milionë funte.
Në anën tjetër, futbollisti më i shtrenjtë është Gareth Bale, një banor i Uellsit, vlera e të cilit është në mes të 47 dhe 54 milionë funte, ndërsa Real Madridi ka paguar për atë vitin e kaluar edhe 100 milionë euro.
Si faktorë ekspertët kanë përcaktuar moshën, datën e skadimit të kontratës aktuale, pozicionin ku luan, debutimi dhe përvoja ndërkombëtare. Ekspertët erdhën në përfundim se transferet e viteve të fundit shumë shpesh kapin shuma enorme dhe se çmimet e futbollistëve realisht janë të larta.