Dy aksidente me të lënduar në Prizren kanë ndodhur sot.
Në aksidentin e parë i dyshuari mashkull K/shqiptar, me veturën e tij ka goditur një këmbësore femër K/shqiptare, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, pastaj është liruar.
Po sot në Prizren ka ndodhur edhe një aksident tjetër trafiku, ku i dyshuari mashkull K/shqiptar, me veturën e tij ka goditur një këmbësor mashkull K/shqiptar, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor pastaj është liruar.