Sheshi kryesor në kryeqytetin e Kosovës është dekoruar me flamujt amerikanë dhe të Kosovës, në shenjë të urimit dhe shprehjes së mirënjohjes së popullit të Kosovës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Dita e Pavarësisë së SHBA-së në Kosovë shënohet çdo vit me aktivitete simbolike, në shenjë falënderimi për mbështetjen e shtetit tonë nga Amerika.
Mesazhe urimi për Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara tradicionalisht dërgojnë edhe krerët e institucioneve më të larta të Kosovës.