Sulmuesi 30 vjeçar, i cili së fundi ka shkëlqyer në lojërat për kombëtaren e Kosovës ka kaluar nga FC Kaiserslautern i Bundesligës së dytë gjermane në St. Gallen të superligës së Zvicër.
Bunjaku ka luajtur nga viti 2003 deri në vitin 2006 për Schaffhausen-in e superligës së Zvicrës ndërsa është angazhuar për një kohë të shkurtë edhe në përfaqësuesen zvicerane të futbollit.
Kapiteni i deridjeshëm i FC Kaiserslautern gjatë sezonit të kaluar u ka munguar shumicën e kohës ndeshjeve kampionale, për shkak të një lëndimi të gjurit. Ndërkohë në ndeshjet që ka luajtur për kombëtaren e Kosovës ai ka dëshmuar se lëndimi i takon të kaluarës.
Për skuadrën St. Gallen luajnë edhe Kristian Nushi, Muhamed Demiri dhe Ermir Lenjani.