Futbollistja shqiptare e cila luante në Kombëtaren Zvicerane të femrave në Zvicër është gjetur e vdekur në liqenin italian Coma.
E njëjta ishte shpallur e zhdukur që nga e shtuna ndërsa ekipet e kërkim shpëtimit e kanë gjetur sot trupin e saj të pajetë.
Të shumta kanë qenë reagimet e lojtarëve dhe klubeve të mëdha për vdekjen e Florianës.
Alian Ajeti ka shkruar se është i trishtuar për vdekjen e Florianës.
Pajtim Kasami ka shkruar sot ka qenë njëra ndër ditët më të trishtuaa në futbollin zviceran.
Blerim Xhemajli ka shkruar se është e vështirë të gjenden fjalë për të përshkruar pikëllimin.

Reagime ka pasur edhe nga klube të mëdha të futbollit.
FC Köln ka shprehur ngushëllime për familjen e Florianës.

AS Roma Women ka shkruar se lutjet dhe mendimet janë me familjen dhe shokë e Florianës.

