Opozita ka paralajmëruar se mund ta çojë në Kuvend një mocion mosbesimi kundër Qeverisë “Haradinaj”.
Por duket se kryeministrin nuk është duke e shqetësuar, madje ai thotë se nuk e kanë aspak telashe.
“Kur t’i kenë 61 vota, na shpëtoni, shkojmë në zgjedhje. S’e kemi telashe hiç, nuk e mendoj këtë pjesë. Për sa të jem kryeministër, do ta mbroj vendin”, ka thënë ai në një konferencë për media.
“Unë me mandat duhet t’i mbroj interesat e Kosovës në shumë drejtime. Nuk e konsideroj mandat timin ta mbroj qeverinë”.
“Qeveria është e qytetarëve – ato shkojnë e vijnë, Kosova mbetet”.