Klubi letrar “Martin Camaj” ka mbajtur aktivitetin letrar “Pranvera poetike” në Mynih të Gjermanisë, përcjell albinfo.ch.
Gjatë këtij aktiviteti që kishte karakter garues, u promovuan edhe disa libra të autorëve shqiptarë në mërgatë, në mesin e të cilëve edhe libri “Ëndrra e thyer” i autorit Milazim Kajtazi.
“Prania, përkundër vapës, ishte e madhe! Na nderuan shumë miq, ku në emrin tim personal si pjesë e klubit, i falënderoj nga zemra për pjesëmarrjen. Që të mos i mbetem dikujt borxh me emra, ju faleminderit shumë që nderoni dhe respektoni klubin”, ka shkruar autori Kajtazi.
Aktiviteti u përcoll me pika muzikore dhe u përmbyll me një koktej rasti.