Edhe pse konsiderohen si favoritë , helvetikët me vështirësi kanë arritur fitoren me Xhamajkan. Ishte goli i Josip Dërmiqit në minutën e 84-të që kishte vendosur rezultatin përfundimtar të takimit në Luzern. Me një pasim të Gjemajlit, Dërmiq e kishte të sigurt për të shënuar gol për kombëtaren zvicerane.
Dërmiq ka humbur edhe një mundësi të sigurt për të shënuar kundër Xhamajkës .
Granit Xhaka që ka luajtur 90 minuta të plota është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 77-të. Admir Mehmeti është detyruar ta braktisë lojën për shkak të një lendimi në këmbë .
Valon Behrami e Admir Mehmedi janë zëvendësuar në pjesën e dytë të lojës.
Të martën kombëtarja zvicerane do të takohet në një ndeshje tjetër testuese me Peru para se të niset në Brazil.