Ngjarja ka ndodhur në Teksas dhe sipas zyrtarëve të zjarrfikësve, aeroplani në flakë ka shpërthyer pasi që është përplasur për hangar.
Darci Neuzil, zëvendësdrejtor i aeroportit, tha se ngjarja ndodhi rreth orës 09:00 sipas kohës lokale.
Shërbimet e urgjencës ishin shpejt në vendngjarje, rreth 17 km në veri të Dallas-it, por nuk kishte të mbijetuar. Autoritetet ende nuk kanë publikuar identitetin e viktimave.