Ambasadorja Audrey Glover, drejtuese e Misionit të ODIHR-it për Vëzhgimin e Zgjedhjeve, do të japë një deklaratë për gjetjet paraprake të misionit dhe do t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.
Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve i Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) përbëhet nga 174 vëzhgues, nga 33 vende dhe është i vetmi grup ndërkombëtar vëzhgimi në terren në Shqipëri për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.