Policia bën me dije se rreth orës 12:46, në lagjen Nr.13, Durrës, S.A., 49 vjeç, banues në Gjermani, është futur në det dhe ka gjetur vdekjen.
I mbyturi është shtetas nga Kosova, por banues në Gjermani dhe kishte ardhur për pushime në Durrës. Dyshimet e para janë se bëhet fjalë për arrest kardiak, por hetimet janë duke vazhduar që të zbardhet rasti.