Ministria e Shëndetësisë në Itali i ka kërkuar gjigantëve farmaceutikë të Zvicrës Novartis dhe Roche 1.2 miliardë dëmshpërblim duke pretenduar se ata janë të bashkuar për të mundur konkurrencën me çmime në segmentin e ilaçeve për sëmundje të syve, njoftojnë media italiane.
Ministria ka vendosur për të kërkuar dëmshpërblimin pasi që agjencia italiane e mbrojtjes së tregut konkurrues i ka dënuar të dy kompanitë me gjoba që arrijnë në 182.5 milionë për “bashkëpunim të paligjshëm” për parandalimin e përdorimit me kosto të ulët të ilaçit të syve “Avastin ” .
Agjencia arriti në përfundimin se dy gjigandët farmaceutike janë bashkuar për të inkurajuar shitjen e medikamentit të shtrenjtë “Lucentis” .
Novartis dhe Roche kanë shpallur Lucentis si ilaçin më të mirë për shërim të degjenerimit makular .
Novartis ka hedhur poshtë akuzën për shkeljen e rregullave në tregun konkurrues dhe ka njoftuar se do të akohet për dënimin në fjalë.