Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, është pranë largimit nga Atalanta, raportojnë mediat italiane.
Berisha e ka humbur vendin e titullarit te skuadra bergamaske dhe kërkon të jetë protagonist në kampionatin italian, duke mos u larguar nga Serie A.
Skuadra e drejtuar nga Gian Piero Gasperini është e gatshme të lërë të lirë portierin dhe skuadra më e interesuar është Spal, përcjell albinfo.ch.
Gjithnjë sipas mediave italiane, Berisha është një hap larg marrëveshjes me skuadrën tjetër italiane.
Spal i garanton portierit të Kombëtares një vend titullari dhe për këtë motiv Berisha dëshiron të ndryshojë ambient.
Pjesë e Atalantës është Berat Gjimshiti, i cili ka bërë paraqitje shumë të mira, duke e ndihmuar skuadrën të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.