Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka deklaruar se është mirë me shëndet.
Kohët e fundit, gjatë paraqitjeve në publik, Merkel pati të dridhura. Megjithatë, sot në samitin G20 në Osaka ajo sqaroi se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.
Siç raportoi agjencia gjermane e lajmeve DPA, Merkel u shpreh e bindur se ky problem do t’i kalojë shpejt, ashtu siç i erdhi, përcjell albinfo.ch.