34 vjeçari, Lindi Behluli është nga Maqedonia dhe mbahej nën arrest që nga fillimi i shkurtit për delikte droge.
Kurse 37 vjeçari, Dejan Radunoviç, nga Mali i Zi, ishte arrestuar ne fund ë shkurtit për plaçkitje..
Të dy burrat, mbaheshin bashkë në të njejtën qeli në kohën kur zhduken nga burgu duke zbritur përme pjesës veriore të kulmit të ndërtesës, njofton policia kantonale e Fraunfeldit. Dyshohet se ata janë arratisur këmbë në drejtim të panjohur për policinë. Koha e ikjes mendohet të ketë ndodhur në orët e hershme të mëngjesit.
Policia Kantonale e Thurgaus ka lëshuar një fletkërkesë për dy të arratisurit dhe lutë qytetarët që të njoftojnë çdo lloj dyshimi në policinë kantonale në telefonin 052-728-22-22
Lindi Behluli është afërsisht 1.75cm i madh, i hollë dhe ka flokë të zeza.
Kurse Dejan Radunoviç është 181 cm i madh.me flokë gështenje.