Nga Akademia e Baselit kanë dal shumë futbollistë të njohur si Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, derisa nga skuadra zvicerane në skuadrat e forta janë transferuar edhe yje botërore si Ivan Rakitiq apo edhe Mohamed Salah.
Vazhdimisht nga kjo skuadër dalin disa lojtarë në ligat evropiane.
Së fundi Arsenal ka kërkuar transferimin e mbrojtësit, Eray Comert, përcjell albinfo.ch.
Comert është një futbollist i talentuar, derisa mund të shkojë në Londër për rreth nëntë milionë euro.
Në Arsenal do të gjente dyshen e Zvicrës, Xhaka-Lichtsteiner.
