Në fotografitë para dhe pas pastrimit shihen trupa ushtarake me grabuja duke kryer pastrimin
Edi Rama në postimin e vet ka shkruar: “Shqipëria turistike nis nga plazhet e pastra”. Tutje në postim Rama thotë:
“Vijon puna për Shqipërinë turistike që këtë vit do t’i mikpresë pushuesit në plazhe të pastra, pa plehra e pa mushkonja. Një plan i plotë masash me kohëzgjatje deri në fund të gushtit ka filluar të jetësohet përgjatë gjithë vijës bregdetare”.
Përdorimi i ushtrisë për punë civile është bërë edhe më herët nga Edi Rama, kur ai ka qenë kryebashkiak i Tiranës. Në atë kohë ushtria ishte angazhuar që të demolojë ndërtimet pa leje në parkun “Rinia”.