Policia e Cyrihut po kërkon një çiklist që ka detyruar një autobus të frenojë ashpër, duke lënduar dy fëmijë, dy gra shtatzëna dhe tre të tjerë në bord.
Ata u dërguan në spital për kontroll.
Shoferi i autobusit thotë se duhej të ndalet kur çiklisti i doli nga para.
Aksidenti ndodhi në rrugën 61 në Oerlikon në Wallisellenstrasse derisa shkonte për pishinën lokale, përcjell albinfo.ch.
Policia e Cyrihut kërkon dëshmitarë.