Ka kërkuar një “natë kristalesh” kundër xhamive e myslimanëve dhe për këtë është dënuar me 75 njësi ditore nga 120 franga, me kusht. Kjo i ka ndodhur një politikani lokal të SVP-së, i cili, sipas Gjykatës së Qarkut në Uster (Kantoni Cyrih) është gjetur fajtor pasi që përmes twitter-it I ka mohuar komunitetit mysliman në mënyrë të vrazhdë të drejtën e ekzistimit.
Politikani e kishte hedhur në twitter mesazhin e tij në qershor të vitit 2012. Këtë e kishte bërë fillimisht “nga shqetësimi se edhe në Zvicër ka myslimanë të tillë që rrahin gratë e tyre kur ato ua refuzojnë seksin”, kishte qenë arsyetimi i tij, shkruan srf.ch.
Pak kohë më vonë ai në një twitter tjetër kishte shkruar: “Mbase ne na duhet sërish një natë kristalesh… Kësaj radhe për xhamitë.” Me “natë kristalesh” politikani i është referuar aksioneve të dhunshme naziste në vitet tridhjetë të shekullit të kaluar kundër lokaleve dhe faltoreve të hebrenjve, në Gjermani.
Personi në fjalë ka humbur vendin e punës si kujdestar shkollash si pasojë e këtyre twitterëve. Në procesion gjyqësor ai ka kundërshtuar të japë çfarëdo deklarate.