Skip to content

Zviceranët jetojnë gjatë

Jetëgjatësia është rritur në Zvicër që nga viti 1990 me një mesatare prej gjashtë vjetësh

Gratë ende jetojnë më gjatë se burrat, është bërë e qartë në Gjenevë gjatë publikimit të statistikave vjetore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Gratë në Japoni raportohet se kryesojnë listën në botë me një jetëgjatësi mesatare prej 87 vjetësh, pastaj vjen Spanja, Zvicra dhe Singapori, të cilat kanë një jetëgjatësi prej 85.1 vjetësh.

Për meshkujt janë nëntë vende me një jetëgjatësi prej më shumë se 80 vjet. Kryeson Islanda me 81.2, pataj vjen Zvicra me 80.7.

Në dhjetë vende jetëgjatësia te femrat është 84 vjet. Në këtë listë hyjnë Japonia, Zvicra, Spanja, Singapori, Italia, Franca, Australia, Koreja e Jugut, Luksemburgu dhe Portugalia.

Për meshkujt me jetëgjatësi hyjnë nëntë vende me më shumë se 80 vjet: Islanda, Zvicra, Australia, Izraeli, Singapori, Zelanda e Re, Italia, Japonia, Suedia dhe Luksemburgu.

Sipas statistikave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë WHO, jetëgjatësia është rritur në vendet e zhvilluara, për shkak se gjithnjë e më pak burra dhe gra vdesin si pasojë e sëmundjeve kardiovaskulare para ditëlindjes së tyre të 60-të. Deri tani është arritur po ashtu progres më i madh midis viteve 1990 dhe 2012 në rajonet e varfra të botës. 

Në nëntë shtete afrikane ende jetëgjatësia është më pak se 55 vjeç, qoftë për gratë ose burrat. Këto janë Angola, Republika Qendrore Afrikane, Çadi, Bregu i Fildishtë, Kongo, Lesoto, Mozambiku, Nigeria dhe Sierra Leone.