U përfol shumë edhe për një transferim të mundshëm te Kukësi, por karriera e Mërgim Mavrajt do të vazhdojë në Bundesligën e dytë gjermane.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, pasi e mbylli aventurën me Ingolstadt, ka firmosur zyrtarisht për 2 vjet me Greuther Furth, duke u rikthyer te skuadra ku spikati si futbollist dhe luajti për 3 sezone e gjysmë, nga viti 2011 deri në 2014-ën.
Lajmi është zyrtarizuar nga vetë klubi i Greuther Furth, me një postim në faqen zyrtare në Twitter, ndërsa termat financiarë të marrëveshjes nuk bëhen të ditura.