Klubi letrar “Martin Camaj” në Mynih, për nder të manifestimit tradicional “Pranvera poetike” fton të gjithë krijuesit dhe artdashësit e fjalës artistike që jetojnë dhe veprojnë në landin e Bavarisë e më gjerë, të jetë pjesë e këtij manifestimi letrar, që do të mbahet më 30 qershor 2019, në orën 13:00.
Ky manifestim do të mbahet në Rupprechtstr. 29, 80636 München (Haus der Jugendarbeit, kati i katërt– Arritja me U1, zbritja në Maillimgerstr.
Në pjesën e parë të këtij manifestimi letrar do të ketë paraqitje të autorëve me krijimtarinë e tyre poetike, ku dhe do të ketë ndarje çmimi për poezinë më të mirë. Kurse në pjesën e dytë do të ketë promovim librash nga autorët:
Milazim Kajtazi me librin “Ëndrra e thyer”, ndërsa me vëllimin poetik prej 4 krijuesve “Psherëtima e mallit” vijnë Osman Caka, Rexhep Mehmedi, Bajrush Bunjaku dhe Haziz Hysa. Me librin historik „Skënderbeu në Historiografinë zvicrane“, të autorit Murat Ajvazi dhe me librin „Simfonia e qiellit të bruztë“ na vjen Azem Osmani, përcjell albinfo.ch.
Klubi letrar “Martin Camaj” në Mynih mirëpret krijuesit dhe adhuruesit e fjalës së shkruar.