Sot, gjatë ditës kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, është takuar me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet.
Kryetari Mustafa ka njoftuar ambasadorin Lebet për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe qëndrimet e LDK-së, me theks të veçantë mbi dialogun Kosovë-Serbi, zgjedhjet brenda LDK-së, mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë PAN dhe zhvillimin socio-ekonomik në vend.
Po ashtu, kryetari Mustafa ka falënderuar shtetin e Zvicrës për përkrahjen e vazhdueshme dhënë vendit tonë. Njëkohësisht, shprehu përkushtimin e LDK-së për të punuar në zhvillimin e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Ambasadori Jean-Hubert Lebet gjithashtu ka falendëruar kryetarin Mustafa për pritjen dhe vlerësoi rolin e LDK-së gjatë gjithë këtyre proceseve në Kosovë.