Loriana Kuka u mposht në garën për medaljen e artë në Lojërat Evropiane të Minskut.
Kuka, e cila në këto gara merrte pjesë në kategorinë deri në 78 kilogramë, nuk ka arritur të shkojë më larg sesa çerekfinalja.
Xhudistja kosovare pati fatin që të ndeshej vetëm dy herë në këtë kompeticion, shkruan lajmi.net, përcjell albinfo.ch.
Në duelin e parë Kuka triumfoi ndaj britanikes Brown, për t’u përballur në çerekfinale me Guusje.
Holandezja Steenhuis Guusje ishte më e fortë se sa Kuka dhe arriti t’ia shuante ëndrrën për medaljen e artë.