Dion Berisha po shkëlqen te skuadra e Augsburgut U17.
Talenti kosovar, përkundër se është vetëm 16-vjeçar, ka arritur të jetë një ndër lojtarët kryesorë në skuadra gjermane.
Madje, futbollisti me prejardhje nga Kosova, përkundër moshës së re, ka fituar besimin e trajnerit të ekipit duke i luajtur pothuajse të gjitha ndeshjet.
Berisha, për Sportin në KTV, ka folur edhe për synimet me klubin e tij duke shpresuar se hap pas hapi do të arrijë edhe deri tek ekipi i parë, përcjell Albinfo.ch.
16-vjeçari është edhe pjesë e Kombëtares së Kosovës U17, ku është shquar për paraqitjet e tij me “Dardanët”.
Talenti prishtinas, falë paraqitjeve fantastike me ekipin ka nënshkruar kontratë edhe me markën e njohur sportive PUMA.
Madje, kjo e fundit e ka bërë imazh kryesor talentin prishtinas që po shkëlqen në Gjermani.