Nxënësit e klasave shqipe në Greqi do të marrin pjesë në kuizin e diturisë, që do të mbahet nesër (23 qershor) në Athinë, përcjell albinfo.ch.
Ky kuiz është organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe “Lidhja e Mësuesve Shqiptarë në Greqi”.
Përmes këtij kuizi, synohet afrimi i nxënësve shqiptarë me gjuhën e kulturën shqipe.
Kuize të ngjashme janë mbajtur javët e fundit edhe në Itali, Zvicër e Austri.