Kanë filluar lojërat e dyta Evropiane “Minsk 2019”, ku Kosova po merr pjesë me 12 sportistë.
Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, në rrethin e dytë ka mposhtur zviceranen Fabienne Kocher, transmeton albinfo.ch.
Edhe Nora Gjakova e ka filluar mirë këtë garë pasi në rrethin e dytë ka mposhtur francezen, Priscilla Gnetto, në kategorinë deri në 52 kg .