Më shumë se 1,000 protestues morën pjesë dje në rrugët e Bernës përpara garës motorike të këtij vikendi Formula E.
Marshuesit pohojnë se gara është e dëmshme për mjedisin, pavarësisht se veturat vetë po mundësohen me energji elektrike.
Ata theksojnë se ekipet vijnë me qindra kamionë dhe shumica e spektatorëve do të ngasin makina në këtë ngjarje.
Protesta ishte kryesisht paqësore, por disa reklama për garën u shkatërruan, përcjell albinfo.ch.
Gara fillon nesër.