Një pushuese ka humbur jetën sot në një nga plazhet shqiptare, që është i treti brenda një kohe të shkurtë.
Raportohet se ka humbur jetën një grua e moshuar në plazhin e Vlorës.
Viktimë ka mbetur një pushuese 70-vjeçare, e cila ka pësuar atak kardiak, sapo ka hyrë në det këtë mëngjes, në zonën e njohur si plazhi i ri, raportojnë mediat shqiptare.
Edhe pse të moshuarës i është dhënë menjëherë ndihmë, nuk ka mundur të mbijetojë, përcjell albinfo.ch.
Kjo është viktima e tretë e këtij sezoni turistik. Gjatë muajit qershor uji iu ka marrë jetën edhe dy pushuesve të tjerë, një 70-vjeçare po në plazhin e Vlorës dhe një 70-vjeçar kosovar në Durrës.