Profesorët e Departamentit të Gazetarisë (Universiteti i Prishtinës) po qëndrojnë në Bullgari, me ç’rast po marrin pjesë në konferencën CEEMOM 2019.
Gjatë ditës së sotme, ata i kanë prezantuar studimet e tyre në fushën e komunikimit organizativ, përcjell albinfo.ch.
“Dy rastet studimore janë paraqitur në ditën e dytë të konferencës më të madhe në Evropën Qendrore, #CEECOM2019, që po mbahet në Universitetin Publik “St. Kliment Ohridski”, në Sofje të Bullgarisë”, thuhet në njoftimin nga Departamenti i Gazetarisë.
Në mesin e pjesëmarrësve janë edhe shefi i Departamentit të Gazetarisë, prof. Milazim Krasniqi, ligjëruesit Alban Zeneli, Faton Ismajli, Dren Gërguri, Muhamet Jahiri, Gëzim Qerimi, etj.
