Vetura të shumta janë parë sot në dalje të Kosovës, në pikën kufitare në Merdar.
Kolona të gjata janë shkaktuar pikërisht në hyrje të Serbisë, përderisa nuk dihet pse është gjithë ky fluks i kalimit në këtë anë.
Duhet përkujtuar që tashmë mërgimtarë të shumtë nisin të vijnë në Kosovë, por që për fat të mirë, kolonat në hyrje të Kosovës nuk kanë filluar ende. Në hyrje të Kosovës vozitësit presim vetëm 5 deri në 10 minuta.
Në disa pamje të dërguara në redaksi të Indeksonline shihet vetëm kolona e gjatë që po mbizotëron në hyrje të Serbisë, përcjell albinfo.ch.