Riversimple është një kompani e vogël, e pavarur, që po ndërton makina me hidrogjen, të cilat i sheh si pjesë e së ardhmes.
Inxhinieri Hugo Spowers e nisi punën me makinat me hidrogjen që 15 vite më parë, të cilat mund të ulin ndotjen e mjedisit, transmeton TCH.
Ai ka ndërtuar një makinë të quajtur “Rasa”, e cila peshon vetëm 580 kg, 40 më shumë se vetëm bateria e Tesla Model S, përcjell albinfo.ch.
Karakteristikat
Ka një motor në secilën prej katër rrotave
Makina mund të ecë për 500 kilometra
Mund të arrijë 96 km/orë
Makina merr energji kinetike nga frenat dhe e kthen në elektricitet
Japonia është tregu më i madh për makinat me hidrogjen, dhe ka rreth 100 stacione furnizimi